Masakruan vjehrrin e motrës, rrëfehen vëllezërit: Ja si është e vërteta

0
175

Policia ditën e djeshme arrestoi vëllezërit Emiljano dhe Erildo Zyka pasi bëjnë për spital vjehrrin e motrës së tyre.

Ata akuzohen se gjatë ditës së djeshme kanë ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrit të motrës së tyre, shtetasit me inicialet J.S., 62 vjeç, banues në Patos, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë dhe në trup.

Dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas shqetësimeve të motrës së tyre, e cila ankohej për trajtimin që i bënte babai i të shoqit. Për t’i marrë hakun motrës, të dy vëllezërit e së resë i kanë shkuar në shtëpi 62-vjeçarit, ku pasi kanë debatuar me të, e kanë rrahur derisa i kanë shkaktuar dëmtime fizike.

Ata i kanë kërkuar që të mos merret më me motrën e tyre, pasi ai e kishte shqetësuar, fyer dhe keqtrajtuar disa herë në sy të njerëzve të tjerë, duke i sjellë dëme dhe ngarkesa psikologjike.

Burime nga policia bënë të ditur se gjatë marrjes në pyetje, djemtë kanë deklaruar se ishin detyruar ta rrihnin 62- vjeçarin, pasi motra e tyre ishte ngarkuar kaq shumë psikologjikisht, sa po binte në depresion për shkak se vjehrri ia nxinte jetën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here