Po kjo? Edi Rama me urdhër nga lart pranon ftesën e Arian Çanit për në emision

0
203

Kryeministri Edi Rama pas shumë kohësh do të jetë mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin ‘Zonë e lirë’ të Arjan Çanit. Ka qenë vet kreu i qeverisë ai që ka njoftuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut këtë fakt, ndërsa me humor shprehet se vendimi u mor me urdhër nga lart.

“Sonte pas shumë motesh do rishfaqem me urdhër nga lart, dmth nga Endri Fuga, në Zonën e Lirë të Arian Çanit?”, pohon Rama në mesazhin e tij. Ashtu edhe siç e ka komentuar shpesh herë vet Çani, mes tij dhe Ramës ka pasur një miqësi, por që u prish për rrethanat të paqarta.
Rama
Vazhdimisht gazetari Çani e ka përmendur hapur në emisionet e tij dhe nëpër studio të tjera televizive faktin se ka pasur hatërmbetje me kryeministrin. Ndaj kjo e sotmja ndoshta tregon se palët kanë lënë pas të shkuarën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here