Basha ndan me banorët e njësisë 9 momente private: Si u njoha me Aurelën

0
210

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka treguar se si u njoh me bashkëshorten e tij, Aurelën.

Gjatë një takimi me banorë të Njësisë nr.9 në Tiranë, Basha ka shpjeguar se pikërisht në atë lagje ai njohu dashurinë e jetës së tij dhe nënën e dy vajzave, shkruan syri.net.

“Këtu në këtë lagje kam rënë në dashuri me gruan time. Kështu që i njoh pak edhe këto rrugët nga futeshim e nga dilnim se shtëpinë e ka pasur këtu poshtë. Kam kohë pa ardhur, po s’kam harruar asnjë nga këto. Njeriu nuk i harron kurrë vitet e fëmijërisë dhe kjo lagje më ka falur dashurinë e jetës sime dhe nënën e dy vajzave të mia. Kam edhe kujtime të tjera.

Kur bënim ushtrimet e matematikës tek shtëpia e profesor Koçit dhe zysh Meritës në kat të tretë, dhe nga kati i tretë shikonim atë shtëpinë me portokalle përpara. Këtu pastaj dilja anash dhe shkoja te shtëpia e Aurelës”, tha Lulzim Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here