PD akuza Mirela Kumbaros për abuzime me detyrën/Shehu: Kush e financon panairin e Libohovës…

0
152

Partia Demokratike vijon akuzat për përfshirjen në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 25 Qershorit të zyrtarëve të shtetit. Së fundmi, kryesuesi i listës së PD-së për Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, ka ngritur dyshime mbi përfshirjen e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro në fushatë, duke abuzuar me detyrën.

Shehu pretendon se Ministria e Kulturës do zhvillojë një panair në Libohovë, në kulmin e fushatës, pikërisht në Qarkun ku ministrja Kumbaro garon si deputete.  Ai ngre dyshimin se kush e financon këtë panair.

Denoncimi i Tritan Shehut

Zj.Mirela Kumbaro, Ministre e Kultures, është kandidate për PS në qarkun e Gjirokastrës.

Pikërisht në kulmin e fushatës elektorale datë 9-11 qershor, në zonën e saj elektorale, Libohovë, sipas një ftese pa firmë e pa vulë, Ministria e Kultures në bashkëpunim me Bashkinë ( e drejtuar nga PS), organizojnë nje “Festival tradicional” aty!!!!!

Një veprim ky që së paku bie ndesh me çdo element etik elektoral.

Pyes: kush e financon këtë aktivitet, si ndahen financimet, pse zgjidhet pikërisht kjo datë e ky vend nga ai dikaster????

Në Qarkun e Gjirokastrës gjatë kësaj periudhe elektorale janë organizuar disa aktivitete të tilla “abuzive”, ky është i fundmi i këtij lloji dhe më flagranti.

I kërkoj KQZ të verifikohë menjëherë ndodhinë, të bllokojë aktivitetin interferues me fushatën si dhe të kontrollojë dhe për sa është realizuar deri më tashti në këtë qark. /360grade.al/

ftesa_gjirokaster.jpg

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here