Basha paralajmëron: Do kemi ndryshime në sistemin kushtetues

1
225

Kreu i PD, Lulzim Basha çeli fushatën e tij në Durrës. Ai u shpalosi programin e tij për fermerët dhe sipërmarrjet. Basha tha se ai do të jetë kryeministri i taksave të ulta, duke larguar taksën e naftës, e ulur çmimin e saj, duke mbështetur fermerët e bizneset. “Ju keni zgjedhur Republikën e Re. Ju jeni pjesë e paktit të madh të 18 majit, i cili largon kriminelët nga kuvendi”, vijoi Basha. Ai ndër të tjera u shpreh se do ketë ndryshime kushtetuese, të cilat do ti japin mundësi shqiptarëve për të shkarkuar deputetët të cilët nuk i përgjigjen kërkesave të tyre.

Sipas kreut të PD, Rama nuk ka mbajtur premtimet. “Tha 300 mijë vende pune, tha taksa më të ulta, tha e çfarë nuk tha dhe tani merret me barcaleta se sdi si të justifikohet para jush për premtimet e pa mbajtura”, vijoi Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. O nip i Enverit. Lëre shkarkimin e deputetëve në emër të popullit, më enverist se kaq nuk mund të imagjinohet. Në emër të popullit je i arrestuar, i dënuar, i burgosur, i pushkatuar. Ndërkohë që populli është në gjumë. Ti nuk ke as idenë më të vockël për lirinë, i thua vehtes i djathtë. Nashteues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here