Basha: Ata flasin për timonin kanë harruar qytetarët

0
162

Kryetari i opozitës Lulzim Basha në hapjen e mitingut elektoral në Shkodër ka theksuar se mazhoranca aktuale e kërkon votën e qytetarëve për 4 vitet e ardhshme vetë për tu pasuruar, dhe kjo tashmë duket qartë dhe në fushatën e tyre elektorale.

Sipas tij PS-LSI, në asnjë pikë të fushatës së tyre nuk përmendin qytetarët, por  atakojnë njëra-tjetrën me synimin e vetëm se kush të marrë pjesën më të madhe të pushtetit dhe pasurisë nga xhepat e qytetarëve shqiptarë.

Ndërsa theksoi se për herë të parë opozita hyn në këto zgjedhje më e bashkuar se kurrë ku të gjitha forcat opozitare garojnë nën një sigël të vetme që është ajo e PD-së.

“Fushata ka nisur dhe unë jam sot këtu të prezantimit të ekipit tim fitues. Ne vijmë në këto zgjedhje më të bashkuar se kurrë. Ju shkodranët e dini fare mirë si dhe unë se për herë të parë e gjithë opozita është nën një sigël në atë të PD-së me numrin 6-të, në kauzën e Republikës së Re, ndërkohë që kundërshtarët tanë janë të përçarë, i përçau pushteti dhe pazari. Kanë një javë që vetëm, për qytetarët nuk flasin, por për timonin,. Për ata pushteti ishte vetëm një mjet pasurimi dhe jo mjet për të punuar për qytetarët. Ata po zihen për tepsinë,. Ata vinë në këtë fushatë pa kauzë, pa bilanc, ne jemi të bashkuar”, deklaroi Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here