Video/Ja si tenton Edi Rama të mbledhë votat për PS…

0
193

Kryeministri Edi Rama prej disa javësh ka nisur takimet elektorale në zonat të ndryshme të vendit, në kërkim të asaj që ai e quan sigurimin e 71 mandateve që do t’i japin të drejtën Partisë Socialiste të qeverisë e vetme, apo sikundër është shprehur duke mos mbajtur njeri në prehër.

Në takimet e zhvilluara Rama po përpiqet të shfaqet sa më popullor, duke zhvilluar takime të zgjeruara, por edhe duke u shfaqur në tryeza, apo duke zhvilluar takime që paraqiten si të rastësishme me grupe të vogla qytetarësh.

Të gjitha kanë vetëm një funksion, maksimalizimi i votës për Partinë Socialiste, pavarësisht formës që përdoret, apo mënyrës sesi tentohet të fitohet vota.

Debati

Rama: Unë që sot e di kujd do ja japësh votën ti, po nuk ta them

I moshuari: Ku e di?

Rama: Po nuk ta them, jo nuk ma jep ti mua votën

I moshuari: Po kush të tha?

Rama: Ta them unë, por …

I moshuari: Ta jap besën që ta jap

Rama: Po mos më verë në pozitë mua…hajde ma jep besën (i zgjat dorën) E shef, nuk ma jep…e pe besën?! Hajde do ma japësh votën

I moshuari: Po

Rama: Hajde të të puth një çikë, ta mora votën…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here