Berisha tjetër denoncim për Safet Gjicin: Si i ka marrë zyrtarët e arsimit në fushatë

0
217

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot sërish kandidatin për deputet të PS-së në Kukës, Safet Gjici për përfshirjen e administratës arsimore në fushatën e tij.

Duke iu referuar mesazheve nga qytetarët dixhitalë dhe fotove të tyre, Berisha denoncon “korruptimin dhe blerjen nga supermafiozi Gjici të narko drejtorit të Arsimit në Kukës”.

STATUSI I BERISHËS
DAR në Kukës në kthetrat e supermafiozit Gjici, që vjedh me rojet e tij Banka dhe fiton 64 tendera!
Qytetari dixhital denoncon:
– Korruptimin dhe blerjen nga supermafiozi Gjici të
– Narko drejtorit të Arsimit në Kukës
– Ndrikullës, drejtoreshës së shkollës në Zapod
– Disa mësuesve sahanlëpirës. Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e tij! sb
“Përshëndetje Doktor! Uroj te jesh mire! Ja administrata Kukës të angazhuar në fushatë drejtoresha shkollës
HAMDI PELIVANI. Te njësisë administrative Zapod. Të Bashkisë Kukës dhe disa kolegë të saj, drejtori DAR Kukës.
Përshëndetje Doktor! Uroj të jesh mirë! Ja drejtori Drejtorisë Arsimor Kukës në fushatë, personi ulur dhe mësuesë po ashtu. Ky në këmbë është mësues.
Ndërsa ajo gruaja me syze është drejtoresha shkolle në njësinë Administrative Zapod të Bashkisë Kukës.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here