Pezullohet nga detyra Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore/Ja arsyeja

0
214

Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr 1 në Lushnje është pezulluar nga detyra nga ministri i Shëndetësisë, Arben Beqiri, pasi është evidentuar pjesëmarrja e saj në fushatë. Madje sikundër raportohet drejtuesja e kësaj qendre shëndetësore ka detyruar edhe vartësit e saj të shkojnë në një takim electoral të Partisë Socialiste. Burime zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se ministry Beqiri ka thirrur sot në një mbledhje të gjithë drejtorët e spitaleve rajonale dhe të Tiranës për risjelljen në vëmendje të respektimit të urdhrit të Kryeministrit për mospjesëmarrjen në fushatë elektorale.

“Ministria e Shëndetësisë ka vendosur pezullimin e drejtoreshës së Qendrës Shëndetësore numër 1, deri në sqarimin e plotë të situatës.

Ngritjen e një grupi pune për verifikimin e situatës në terren (përkatësisht në Qendrën Shëndetësore numër 1, Lushnje)

Marrë shkas nga kjo ngjarje Ministri i Shëndetësisë, Arben Beqiri ka thirrur sot në një mbledhje të gjithë drejtorët e spitaleve rajonale dhe të Tiranës për risjelljen në vëmendje të respektimit të urdhrit të Kryeministrit nr. 65, datë 12.05. 2017”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here