Trupi i pajetë i deputetit Kadeli kthehet në Atdhe, ceremonia e varrimit mbahet nesër në Lezhë

0
208

Familjarë, të afërm, miq, qytetarë dhe kolegë, në mesin e të cilëve dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta, kanë pritur mëngjesin e së dielës në Portin e Durrësit, trupin e pajetë të deputetit Gjovalin Kadeli.

 

 

Ndarjen nga jeta të Kadelit, kryeparlamentari Meta e cilësoi si një ngjarje të trishtuar.

Mësohet se varrimi i Kadelit do të bëhet nesër në orën 12:00 në Manati të Lezhës.

Ceremonia zyrtare e organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë do të mbahet nesër në orën 11:30 tek varrezat.

Gjovalin Kadeli ndërroi jetë në një nga spitalet e specializuara të Italisë pas disa ndërhyrjeve kirurgjikale, si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Kadeli ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë për dy legjislatura, si dhe anëtar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here