Vendimi i papritur, KQZ shtyn mbledhjen për miratimin e listës së Partisë Demokratike

0
267

Në një kohë kur sot pasdite ishte parashikuar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mblidhej për miratimin e listave të Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, mbledhja është shtyrë për nesër. Ky fakt bëhet i ditur nga KQZ më anë të një njoftimi për mediat. “BalkanWeb” mëson se mbledhja do të mbahet nesër në orën 12:00.

 

 

Mesnata e 26 majit shënoi dhe skadimin e afatit ligjor për depozitimin e listave dhe Partia Demokratike i depozitoi ato në KQZ përtej këtij afati.

Me marrëveshjen e lidhur mes Ramës dhe Bashës më 18 maj, u shty dhe data e zgjedhjeve, duke sjellë kështu dhe shtyrjen e afateve në regjistrimin e subjekteve zgjedhore dhe të listave shumëemërore të kandidatëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here