Sesioni i jashtëzakonshëm rikthen edhe komisionet, çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend

0
176

Kuvendi do të rihapë nesër dyert në një sesion të jashtëzakonshëm, pas marrëveshjes Rama-Basha. Parlamenti do të mblidhet në seancë për të miratuar një sërë ligjesh dhe vendimesh.

 

Por përveç seancës plenare, “BalkanWeb” mëson se nesër do të mblidhet edhe Komisioni i Reformës Zgjedhore. Kjo, për arsye se një nga vendimet që pritet të marrë nesër parlamenti ka të bëjë me zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, e po ashtu edhe me zëvendësimin e kreut të KQZ-së, një nga pikat e marrëveshjes PS-PD.

Po kështu, gazetarja Marsela Karapanço tha për “BalkanWeb” se paraditen e nesërme do të ketë edhe komision ligjesh, ku do të shqyrtohen ndryshime në kodin penal në lidhje me dënimet për shitjen e blerjen e votës.

Rendi i dites parlament

parlament rendi

parlament rendi 3

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here