Kryemadhi: Përqafimi i njerëzve që sakrifikojnë çdo ditë për familjet e tyre, eklipson çdo shtrëngim duarsh mes politikanëve me interesa të ngushta vetiake

0
184

Zëvendës kryetarja LSI dhe deputetja Monika Kryemadhi, nëpërmjet një statusi në facebook ka ironizuar sërisht marrëveshjen Rama-Basha. Teksa ajo  shihet mbi një karocë me kalë, me një punëtor, Kryemadhi ka vlerësuar maksimalisht punën e njerëzve të thjeshtë, duke thënë se politika shikon interesat e ngushta të vetes, familjes dhe miqëve të tyre. Kryemadhi është shprehur se sa në shumë kohë kalon me njerëzit e thjeshtë, aq më shumë e kupton kotësinë e politikës.

Ja reagimi i plotë i Kryemadhit

Rrallë kam parë dhe takuar njerëz kaq punëtorë, që rraskapiten gjithë ditën në punë dhe prapë janë të qeshur si xha Bimi.
Sa më shumë kohë kalon me hallet dhe problemet e tij, aq më tepër e kupton kotësinë e politikës së madhe, të asaj që na shpenzon kohën dhe na shteron energjitë me gjëra pa vlerë.
Sepse përqafimi i këtyre njerëzve që sakrifikojnë çdo ditë për familjet e tyre është më i madh dhe eklipson çdo shtrëngim duarsh mes politikaneve që në thelb kanë interesat e ngushta të vetes, familjes apo miqve te tyre politikë.?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here