Marrëveshja Rama-Basha, Meta flet për herë të parë: Kjo nuk e dëmton LSI-në, do të kemi surpriza

0
251

Kreu i Kuvendit dhe ish- kreu i LSI, Ilir Meta nuk e ka mohuar që marrëveshja Rama-Basha mund të ketë qëllime për të goditur LSI-në.

 

Në një deklaratë të dhënë për mediat jashtë Kryesisë së Kuvendit, Meta i pyetur nga gazetarët nëse kjo marrëveshje ka ngjashmëri me atë të 2008-ës, kur PD-PS ranë dakord për ndryshime kushtetuese, tha se qëllimet mund të jenë të njëjta por se ka ndryshuar realiteti.

Sipas Metës, marrëveshja nuk e dëmton LSI për faktin se nuk futet në zgjedhje si koalicion me PS, por premtoi se do të ketë surpiza.

Pjesë nga deklarata e Metës për gazetarët tek Kryesia e Kuvendit

Dua të shpreh kënaqësinë që sot të gjithë jemi më të qetë dhe të lehtësuar se dy ditë më parë. Zgjedhjet dhe demkoracia ishin buzë greminës, por falë dialogut pozitiv dhe konstruktiv edhe nga BE dhe SHBA si dhe aktorët përgjegjës në vend shqiptarët do të shkojnë në zgjedhje sipas standarteve.

Pyetje: Kur do mbahet seanca për ministrat dhe Vetingun?

Seanca do mbahet në momentin kur të jenë të gatshëm të gjitha procedurat për zbatimin e marrëveshjes, pra në momentin më të parë.

Dua të theksoj se tashmë zgjedhjet nuk janë të rrezikuara dhe do të kemi supriza. Dua të siguroj që LSI në mënyrë të përgjegjëshme ka këmbëngul për qeveri besimi dhe ja ku e kemi sot qeverinë e besimit.
A jeni pyetur për largimin e ministrit dhe drejtorëve?

LSI ishte deklaruar më parë se ishte gati të jepte të gjithë ministrat për të zgjidhur krizën. Ne nuk e bazojmë forcën tek ministrat por tek rinia.

E rëndësishme që vendi nuk shkoi në greminë. Bulevardi tani është i lirë dhe demokracia gjithashtu, ndaj do të ketë supriza.
Marrëveshje duhet të bëhej muaj më parë dhe tia kishim kursyer vendit gjithë këtë pasiguri. Sot Bulevardi është i hapur dhe Tirana më e qetë.

A do të bëni koalicion pas zgjedhor me PS?

Kjo është pyetje për kryetarin e LSI, Petrit Vasili. Por unë them se LSI synon të dalë forcë e parë.

A mendoni se zgjedhjet tani do të jenë të besueshme?

Natyrisht që s’janë zgjedhje perfekte sepse duhe të ishin zbatuar rekomandimet e OSBE. Ne si LSI garojmë si forcë e barabartë dhe nuk kemi shqetësim. Është shqetësim për disa forca të tjera që kishin llogaritur të dilnin në zgjedhje si koalicione, por ne nuk mbajmë përgjegjësi për këtë.

A mendoni se pakti është i ngjashëm me 2008?

Nuk ka ngjashmëri me 2008 pasi janë realitete të ndryshme, por qëllimi mund të jetë i njëjtë (eliminimi i të vegjëlve)

Kush mendoni se e zgjidhi krizën?

Krizën e zgjidhën gjithë faktorët brenda e jashtë vendit. Evituam rënien e zgjedhjeve në humnerë. Për të realizuar zgjedhje të ndershme dhe proces dinjitoz.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here