Pas marveshjes, Basha ndan vendimin me protestuesit në “Çadrën e Lirisë”: Nesër nisim përgatitjet

0
213
Foto: Hamza Hatika

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbajtur një fjalë të shkurtër në çadër pas takimit 3 orësh kokë më kokë me kryeministrin Rama në Kryesinë e Kuvendit.
Pasi lajmëroi për një marrëveshje politike mes palëve që çon opozitën në zgjedhje, Basha tha në çadër se duke filluar nga dita e nesërme do të nisin përgatitjet për t’u dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“E pamendueshmja e 3 muajve më parë sot është realitet. Nesër nisim përgatitjet për t’u dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Basha në çadër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here