FOTO-LAJM/ Caka: Nuk jemi vetëm të parët e vendit, por edhe të parët e botës

0
192

Se ne nuk jemi vetëm të parët e vendit, por edhe të parët e botës!!!

Ky është Lukas, djaloshi nga Skrapari, që ka fituar çmimin Grand Prix Supreme në Festival Model & Talent World, të zhvilluar në Antalya të Turqisë, si fëmija më i bukur i botës. Gjithashtu, Lukas, u prezantua me kostumin popullor tradicional të krahinës së Skraparit dhe solli në Skrapar edhe çmimin e kostumit popullor më të bukur në botë.

Unë jam shumë krenare per Lukasin, jo vetëm për çmimin që ka fituar, por edhe sepse është një fëmijë i jashtëzakonshëm, me rezultate të shkëlqyera në mësime dhe që flet një anglishte të rrjedhshme edhe pse është vetëm 10 vjeç.

Suksese Lukas dhe shpresoj t’a gjej emrin tënd në revistat më prestigjoze të botës, për fitoret e tua të mëtejshme!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here