Meta-Ramës: Mos ngatërro Shqipërinë me Amerikën

0
194
Presidenti i ardhëm Ilir Meta, i cili merr detyrën në 24 korrik, i është përgjigjur nga e njëjta sallë kryeministrit Edi Rama, i cili e cilësoi “President të zgjedhur”.

Në aktivitetin për “5 Majin”, Rama e mbylli ligjërimin e tij duke ftuar në podium “presidentin e zgjedhur”, Ilir Meta.

Ish kreu i LSI-së, fillimisht foli për sakrificën e dëshmorëve, duke shprehur “mirënjohje përjetë heronjve të LANÇ”.

Në fund të fjalës së tij, Meta u ndal edhe te “presidenti i zgjedhur”, ashtu si e cilësoi Rama:

“Shqipëria s’ka president të zgjedhur, mos e ngatërrojmë me Amerikën”.

Kujtojnë se në SHBA presidenti zgjidhet me votim të drejtpërdrejtë nga populli, ndryshe nga Shqipëria ku zgjidhet me votim në Parlament.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here