Kriza politike/ Vasili si Meta: Jemi gati për çdo sakrificë, lëmë edhe postet tona

0
237

Kreu i ri i Levizjes Socialiste per Integrim Petrit Vasili ka mbajtur konferencen e tij te pare me mediat si drejtues i sapozgjedhur.

Petrit Vasili, teksa i falënderoj të gjithë për mbështetjen, ai dha një lajm të mirë dhe për të gjithë anëtarët e kësaj force politike. Sipas tij, pavarësisht se Ilir Meta nuk do të jetë më kreu i LSI-së, ai deri në datën 23 korrik, para se të mandatohet, do të marrë një turn ë gjithë vendin. Kjo sipas tij në shenjë falënderimi për të gjithë mbështetësit e tij.

Vasili ka deklaruar se kjo forcë është gati të heqë dorë nga të gjitha postet në funksion të një zgjidhjeje për krizën politike në vend. Vasili ka afirmuar kështu atë që edhe më parë ish-kreu i kësaj force, sot President i zgjedhur i Republikës e ka pohuar edhe më parë.

 

 

“Sigurisht është një situatë krize politike. Këtë nuk kemi arsye pse ta fshehim. Është një krizë që kërkon maturi dhe largpamësi. Maturi për t’u menduar dhe largpamësi për të kuptuar efektin e veprimeve të sotme për të ardhmen e vendit. Ndaj ne kemi inkurajuar çdo zgjidhje që siguron zgjedhje të lira dhe me standarde. Edhe dje kam theksuar me gatishmëri e sinqeritet që në funksion të kësaj zgjidhjeje kemi vënë të gjitha postet tona në qeveri. Kam afirmuar zgjidhjen që ka dhënë zoti Meta më parë. Asnjë sakrificë nuk është më e madhe se rëndësi e zgjedhjeve me standarde e të lira. Ky ka qenë dhe mbetet pozicioni ynë edhe në moment edhe në ditët në vijim”, deklaroi Vasili.

I pyetur për propozimet që maxhoranca i ka ofruar opozitës, duke qenë se LSI nuk ka qenë pjesë e negociatave të djeshme, Vasili tha se është njohur me variantin e zgjidhjes duke e cilësuar realist.

“LSI, siç e cituat në mënyrë korrekte nuk ka qenë pjesë e këtij negocimi. Ka qenë negocim biletaral. Jemi njohur sigurisht me variantin e zgjidhjes, nuk do më pëlqente ta quaja ofertë, variantin e ofruar nga PPE. Ka qenë variant realist që hapte hapësira për zgjidhje, i jepte garanci të rëndësishme PD-së që ajo të bëhej pjesë e procesit dhe jo rastësisht propozimin për t’iu drejtuar PPE-së e ka bërë zoti Meta”, tha Vasili.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here