Tjetër ‘furtunë’ në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Tiranës refuzon sektorin “parazitar”

0
364

Lëvizjet në rradhët e policisë së shtetit kanë vijuar edhe pas shkarkimit të 29 drejtuesve të lartë javën e kaluar.

Top Channel ka arritur të zbardhë disa prej këtyre lëvizjeve dhe emërimeve të reja ku bie në sy shkarkimi i drejtorit të Parandalimit të Krimit Skënder Kalemi, i cili është një prej zyrtarëve që ka marrë pjesë së bashku me ekspertët ndërkombëtarë, në hartimin e strategjisë kombëtare kundër kultivimit të kanabisit.

Në vend të tij, është emëruar Albert Dervishaj i cili më parë mbante postin e Shefit të Rendit Publik. Ky i fundit është zëvëndësuar nga Gëzim Zhupaj, ish drejtor i kufirit në Vlorë ndërkohë që drejtor i Policisë Rrugore është komanduar Skënder Ismaili, pas largimit të Ardi Veliut i cili mori drejtimin e policisë së Tiranës.

Në krye të repartit special Delta Force është emëruar Artur Selimi i cili zë vendin e Albert Nushit që mori drejtimin e policisë së Fierit.

Lëvizjet e fundit kanë shkaktuar pakënaqësi në rradhët e uniformave blu.

Ish drejtori i policisë së Tiranës Ervin Hodaj mësohet se ka refuzuar të drejtojë Sektorin e Sekretarisë dhe Protokollit në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Edhe disa ish-drejtorë të tjerë, që i janë propozuar emërime në sektorë “parazitarë” mësohet se i kanë shprehur pakënaqësitë për këto lëvizje, kryepolicit Haki Çako i cili ka firmosur lëvizjet e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here