Efundit/ Sonte firmoset Marrëveshja Rama-Basha dhe mblidhet parlamenti

0
563
Burime shumë të sigurta nga kampi i Ramës dhe selia e Bashës si dhe nga zyrat e presidencës tregojnë se sonte me 99 për qind firmoset Marrëveshja Rama-Basha për zhvillimin e zgjedhjeve dhe gjetjen e një kompromisi të pranueshëm për të dyja palët.
Burimet janë të sigurta. Në të vertetë nëse nuk do kishte shanse për marrëveshje Edi Rama nga njëra anë dhe Lulzim Basha nga ana tjetër do të kishin folur mënjëherë pas daljes nga presidenca. Lideri i opozitës Basha pas takimit në presidencë mori bekimin nga ish-kryeministri Berisha te kulla e lartë dhe me pas Basha po bisedon me partitë kryesore aleate për zgjidhjen deri sonte të pikave me te cilat ka rënë dakort me Ramën. Por edhe ato pika që kryeministri Rama i ka thënë se janë të panegocueshme. Pasdite do mblidhet grupi parlamentar i PD.
Po kështu Edi Rama është takuar me Ilir Metën presidentin e zgjedhur dhe ish-liderin e LSI.
Po negociohet në nivele të larta. Pritet në darkë që të firmoset Marrëveshja, por nuk dihet se nga cilat pika ka hequr dorë Basha dhe nga cila Rama. Mësohet se nëse sonte firmoset, atëhere sonte deri në mesnatë të mblidhet Kuvendi në seancë urgjente.
(marrë nga www.spjv.it)
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here