Dhuna në 40 vite martesë, rrëfen 62-vjeçarja pas divorcit: Si më kërcënonte burri me sëpatë

0
154

Martesa 40-vjeçare përfundoi me divorc, pas raportit tejet problematik, me dhunë, konflikte, e përbuzje. Një grua 62-vjeçare rrëfen historinë e saj në emisionin “Me zemër të hapur” në studion e “News24”.

 

Ndonëse divorci tashmë ka mbaruar, tashmë është ndarja e pasurisë ajo që vijon të krijojë probleme.

62-vjeçarja Xhevrie Laçi thotë se pas ndarjes, banesa e përbashkët ka kaluar në pronësi të ish-bashkëshortit dhe njëri nga djemtë, ndërsa tre fëmijët e tjerë nuk kanë përfituar asgjë. Ajo shton se edhe vetë ka mbetur e pastrehë.

“Edhe me sëpatë ka ardhur të më kërcënojë, duke më kërkuar që të firmos në mënyrë që shtëpia t’i kalojë njëri prej djemve. Por unë i kam të gjithë fëmijët njësoj. Por pastaj mësova se ata e kishin realizuar këtë gjatë procedurave të divorcit”, rrëfen Xhevrie Laçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here