Ndërtuar në tokën me dokumenta të falsifikuara, Prokuroria sekuestron 2 pallate në Vlorë

0
388

Prokuroria e rrethit Vlorë bën me dije se ka sekuestruar 6100 m2 truall, 24 apartamente të një pallati dhe 32 përqind të një pallati tjetër në qendër të qytetit. Sekuetrimi është bërë për shkak se dyshohen se janë prona me dokumenta fallso. Për këtë rast Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimin, bazuar në kallëzimin e dy shtetasve. Nga hetimi i këtij procedimi penal ka rezultuar se shtetasi Lavdosh I., ka regjistruar mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara një sipërfaqe trualli prej rreth 10.000 m2. Bazuar në aktin e ekspertimit tekniko-grafik, rezulton se ky dokumentat e pronësisë janë të falsifikuara, duke e fshehur origjinën e paligjshme, si dhe është spostuar duke përdorur po këto dokumenta. Pas identifikimit të të gjitha pasurive të regjistruara mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara, si dhe pasurive të regjistruara në emër të shtetasit Lavdosh I. dhe mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për pasuritë e paluajtshme të mëposhtme, në total:

–           6095 m2 sipërfaqe trualli,

–           32% të një pallati 11-katësh,

–           24 apartamente dhe njësi sherbimi në një pallat 8-katësh

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here