Kriza politike, nisin negociatat? Mediu takim me sekretarin e Edi Ramës

0
331

Kriza politike ka ashpërsuar gjuhën e lidërve politik. Por duket se përtej asaj që shikohet në ekrane, negociatat brenda politikës në vend janë duke u zhvilluar.

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është parë sot në kafe me sekretarin e përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçin.

Nga fotot e siguruara nga “Exppress”, duket Fatmir Mediu dhe Engjëll Agaçi duke konsumuar një kafe në zonën e Liqenit të Thatë.

Ata kanë qëndruar rreth një orë e gjysmë duke biseduar me njëri-tjetrin. Nuk dihet se për çfarë po bisedon sekretari i kryeministrisë me ‘kundërshtarin’ politik të kryeministrit, pasi edhe Mediu së bashku me partitë e tjera opozita kanë vendosur për tu mos u regjistruar në KQZ si subjekte politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here