Meta President, ja urimi i veçantë i Ramush Haradinaj

0
200

Ka ardhur edhe urimi i parë nga jashtë Shqipërisë për Ilir Metën, pas zgjedhjes si President i Shqipërisë.

Është kreu i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj që ka uruar Metën, si miq të afërt që janë.

Ja çfarë shkruan Haradinaj:

I dashur Ilir,

Urimet më të mira për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë! Jam i bindur se Ju do të punoni me përkushtim në zhvillimin dhe avansimin e Shqipërisë si dhe në mbrojtjen e interesave shtetërore, por edhe kombëtare të shqiptarëve kudo që janë.

Mbetem me shpresë poashtu se zgjedhja e Juaj, do të kontribuojë edhe në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë!

Poashtu shpreh mirënjohjen time për punën e shkëlqyer të Presidentit Nishani!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here