Goxhaj propozim Bashës se si të fitojë betejën

0
377

Kriza politike vazhdon të jetë në ditë të ‘ethshme’ dhe  pa zgjidhje. Negociatat me ndërkombëtarët dështuan.

Opozita vazhdon të qëndrojë në protest duke paralajmëruar edhe mosbindjen civilë. Por Avokati Goxhaj ka renditur me pika një propozim se si fitohet beteja me qeverinë.

Goxhaj propozon dorëheqje nga cdo post dhe detyrë e të gjithëve atyre personave që mendojnë se kjo qeveri po shkatërron vendin.

Kështu do të kemi një ‘1990 tjetër shkruan Goxhaj.

Statusi I Plotë:

 

 

PROPOZIMI DREJTUAR BASHËS SE SI FITOHET BETEJA:

Zoti Lulzim Basha! Kur të arrihet pika e vlimit dorëzo mandatet e anëtarëve të KQZsë, deputeteve, këshilltarëve bashkiakë, kryebashkiakëve, nëpunësve të bashkive, dhe të çdo posti demokrat kudo ku ka mbet! Pastaj zyrtarisht Shqipëria është Parti-Shtet i PPSH (statusi ligjor i PS) e ku i vetmi ndryshim është që marksizmi është zëvendësuar me Sorosizmin!!!

Nga Avokati Altin Goxhaj, ish-student i Dhjetorit ’90!

NESE OPOZITA pas pikës së vlimit (skadimi përfundimtar i afateteve zgjedhore) dorëzo jo vetëm mandatet e të gjithë deputetëve por edhe të gjithë mandatet e kryebashkiakë dhe këshilltarëve bashkiakë, KQZsë, nëpunësit e bashkive të mosparaqiten në punë (përveç rojeve), dhe të çdo posti demokrat kudo ku ka mbet, ÇFARË NDODH?

Populli pavarësisht simpative dhe përkatësive politike do të ndodhet në 1990 dhe Shqipëria është zyrtarisht me letra juridike nën drejtimin e PPSH ku është zëvendësuar vetëm Marksizmi me Sorosizmin 🙂 Republika Popullore Socialliste e Shqipërisë do të quhet Republika Oligarkike e Kanabistanit!

Edhe atëhere në 1990 Ramizi deshi të shpikë si Opozitë: Bashkimet Profesionale të Kristaq Ramës, Organizatat e Grave të Valdete Salës, Bashkimit të Punës së Rinisë së Remzi Lanit dhe Fatmir Xhafës! Bashkitë do të rijenë si Komitetet Ekzekutive!

Nëse populli është ok me këtë edhe unë jam ok dhe do të bëj atë që bëra në 8 Dhjetor 1990 🙂 Bashkë me qindra mijë të tjerë!

Është e sigurtë që edhe socialisti më idiot i zakonshëm apo apo idiot ekstremist do ta kuptojë që ka rënë në gropën varr të Shqipërisë dhe do të përpiqet të paktë të mos jetë varrmihës i vetes!

Ndaj kjo është ajo që të propozoj Z. Basha juve dhe gjithë PDsë: MOSBINDJA ËSHTË AKT DHE JO DEKLARATË: DITËN E PIKËS SË VLIMIT BOJKOTO TOTALISHT SHTETIN DHE PUSHTETIN!

Pastaj le të hanë m.. Kmutët, Vllahutinët, Hannët e Sorosit se fatin e vet do ta vendosin vetë shqiptarët! Dhe Amerika e Trump do të jetë në krah tonë, njësoj si në 1990!!!

Zoti Basha! Nga 6 Dhjetori 2014 deri ne 18 Shkurt 2017 bëre siç deshën Pollot, Bozdot, Kandillët, Tabakët, Bogdanët, Dumat, Salianjët, Aliajt, Lelat, dhe gjithë kolonarët e Soros në PD-së dhe nuk nxorre gjë në dritë! Në 18 Shkurt 2017 bëre siç kërkuam dhe deshëm ne antisorosianët që në 6 Dhjetor 2014.. dhe u bëre realisht Kryetar i PDsë!

Bëj siç të themi ne dhe do të bëhesh Kryeministër jo për vete por për të shpëtuar Shqipërinë! Asnjë betejë për demokracinë s’ka qenë kurrë e lehtë dhe pa rrezik! Por kjo është rruga e vetme! Mjafton ta vazhdosh atë që ke nisur!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here