Atentati i Dalipajt dhe Dautajt/ FNSH dhe RENEA zbarkojnë me autoblinda në Shijak

0
250

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA kanë zhvilluar sot një aksion në zonën e Sukthit dhe Shijakut, për të rënë në gjurmët e autorëve të dyshuar për vrasjen e dyfishtë të Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti që ndodhi disa ditë më parë në këtë zonë.

 

 

Gazetarja Klodjana Haxhiaj bën me dije për BalkanWeb se gjatë kontrollit të ushtruar janë shoqëruar disa “të fortë” të Sukthit dhe Shijakut, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije për arsye hetimore.

Sipas saj FNSh-ja ka zbarkuar me autoblinda në qytetin e vogël të Shijakut, ndërsa “të fortët” e shoqëruar janë një numër i konsiderueshëm “miqsh” me të cilët shoqëroheshin dy viktmat e atentatit të 25 prillit në autostradën Durrës-Tiranë pranë Sukthit.

Burimet e policisë kanë bërë me dije se dy të rinjtë kishin një shoqëri të zgjeruar në zonën e Shijakut dhe aty qëndronin gjatë ditës në disa prej lokaleve dhe bareve të zonës. Në mbrëmje ata ktheheshin në Tiranë pranë banesave të tyre. Prandaj policia i ka marrë në pyetje për të treguar mbi aktivitetin e dy të rinjve.

Kujtojmë se personat që kryen atentatin kanë vepruar për 60 sekonda. Sipas hetuesve të çështjes, makina tip “Audi S8” me targa AA 111 OI u qëllua me 32 plumba kallashnikovi nga dy automjete, një “Audi A3” dhe një “BMË X5” me ngjyrë të zezë. Fakti që autorët e krimit kanë qenë me dy makina është zbuluar pas këqyrjes së pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, që iu sekuestruan bizneseve që ndodhen në autostradën Durrës-Tiranë, afër vendit të ngjarjes.

SKEMA E KRIMIT
Policia dhe prokuroria kanë mundur të zbardhin skemën e krimit. Sipas burimeve nga organi i akuzës, dy viktimat fillimisht kanë qëndruar në autoservisin, i cili është jo më shumë se 300 m larg prej vendit të atentatit, me një fushëpamje absolute. Në autoservis, 38-vjeçari Ervin Dalipaj dhe 27-vjeçari Juxhin Dautaj janë takuar me dy vajza, të cilat kishin mbërritur aty me një automjet “Smart”. Më pas, sapo kanë dalë nga dera e autoservisit, i cili mbikëqyret me 4 kamera filmike e rezolucion të lartë, dy viktimat janë ndeshur me një makinë “BMË X5”, jo më shumë se 15 m distancë në anë të rrugës. Këtu rruga ka fushëpamje absolute edhe nga pjesa e kodrës ku gjenden shtëpitë e banorëve të zonës. Dyshohet që rreth 30 m distancë, për nga kthesa në drejtim të Shijakut, makinën e viktimave e priste një automjet tip “Audi A3” ngjyrë gri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here