Si gënjeu Rama për inagurimin e Lungomares

0
175

Kryeministri Edi Rama u mundua të shfajësohej sërish sot në Vlorë përpara të rinjve të këtij qyteti, me të cilët ai pati një takim. Fjala është për Lungomaren, një projekt i cili nuk po përfundon ende, ndonëse punimet për të kanë nisur në gusht të vitit 2014.

“E di që shumë nga ju më kanë sharë për Lungomaren që nuk ka mbaruar. Por unë ju siguroj që kur kjo fazë e parë investimesh të mbarojë, i gjithë ky qark do ketë hyrë në një fazë të re të zhvillimit. Dhe ju do të shikoni sa shumë do të rritet turizmi, sa shumë do të rritet vlera e pronave tuaja.”, tha Rama I cili ndryshe nga më parë rrefuzoi të vinte afat se kur do të marojnë punimet

Mirëpo në qershor të vitit 2015, kryeministri ku shkoi për inspektim të punimeve në Lungomare pati premtuar se brenda 14 muajsh projkti do të përfundonte.

“Sot, pas lidhjes së kontratës me një kompani prestigjoze ndërkombëtare… bëhet e mundur që të realizohet në 14 muaj që është afati i punimeve, por jam i bindur që mund të bëhet edhe pak më shpejt që të jemi plotësisht gati në sezonin turistik”, tha Rama dy vite më parë.

Por tani kryeministri nuk ka riskuar më të vërë afate. Madje ai nuk ka përmendur më as objektivin që thoshte Rilindja nën zë se ajo do përfundojë para zgjedhjeve.

Rama ka lënë një datë të papërcaktuar duke premtuar se kur të bëhet do të jetë shumë bukur.

Dhe si zakonisht për dështimet e veta ai ka fajësuar të tjerët. Të parët janë qytetarët që kanë pritshëmri që të arrijnë në pak kohë atë që nuk është bërë për 25 vjet. Dhe të dytët natyrisht gjyktësit e korruptuar.

Në vazhdim të retorikës së tij kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, kryeministri bëri me faj sistemin e drejtësisë për ngecjen e Lungomares. Ai solli në vëmendje të të rinjve një pikë karburanti e cila është pengesa për zbatimin e projektit dhe se sipas Ramës, gjykatat e korruptuara në të treja shkallët nuk kanë lejuar shpronësimin e saj.

“Ne kemi bërë shumë shpronësime, kemi prishur shumë. Atë pikë karburanti nuk mundëm ta shpronësojmë sepse nuk na ka lënë Gjykata e Shkallës së Parë, e Apelit dhe Gjykata e Lartë. Kanë ndaluar shpronësimin duke e konsideruar më të rëndësishme atë pikë karburanti sesa projekti i Lungomares. Në cilin vend të Europës ndodh kjo”, tha Rama duke i prerë shpresat se Lungomarja do të përfundojë përpara këtij sezoni turistik.

Ndërkohë projekti i Lungomares është kthyer në një “ferr” për qytetarët e Vlorës. Situata rëndohet më shumë me afrimin e sezonit turistik, kur krijohet kaos me trafikun. Deri më tani për projektin janë harxhuar rreth 1.7 milion euro dhe nuk dihet ende sa të tjera do të shpenzohen. Përveç shfajësimit të sotëm për Lungomaren, Rama u premtoi vlonjatëve edhe ndërtimin e një aeroporti të madh në këtë qytet, aeroport për transport mallrash dhe gjithashtu në shërbim të turizmit.

Me se duket ideja e aeroportit do të jetë karta elektorale e Ramës për të marrë sërish votat e vlonjatëve, qarkut ku ai pritet të garojë sërish për deputet. Ndërkohë Lungomare mbetet në vendnumëro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here