Kamëz, 2 persona tentojnë të grabisin një familje, përleshen me pronarin e shtëpisë

0
172

Dy persona kanë terrorizuar një familje në Kamëz, pas tentativës për t’i grabitur banesën. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në Bulevardin Blu, në vendin e njohur si pallatet e verdha. Të njëjtat burime theksuan se dy persona kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit me inicialet A.V, 60 vjeç. Por hajdutët janë përballur me të zotin e shtëpisë, ndërsa janë konfliktuar mes tyre. Për pasojë, pronari i banesës është dëmtuar me mjete prerëse në këmbë, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here