Gjykata liron 2 prej 5 të arrestuarve për heroinë tek “Myslym Shyri”

0
312

5 të arrestuarit e 3 ditëve më parë në Tiranë si pjesë e një grupi të shpërndarjes së heroinës  kanë dalë sot para gjykatës për vlerësim të masës së sigurisë. Pavarësisht kërkesës së Prokurorit të çështjes që  të arrestuarit të qëndronin në burg, gjykata ka vendosur që 2 prej tyre  t`i lërë të lirë me “detyrim paraqitje”, për njërin prej tyre “arrest me burg me afat 30 ditor” , ndërsa për 2 personat kryesor Abdyl Musagaj dhe  Nikolin Merko  ka vendosur “arrest me burg pa afat”.

Policia e Tiranës ka bërë të mundur finalizimin e operacionit “BBM”, në kuadër të cilit kanë arrestuar  5 persona.

  1. Fatjon Bahiti, 27 vjeç, arrest ne burg me afat 30 ditë
  2. Abdyl Musagaj, 49 vjeç, arrest ne burg
  3. Tomorr Shqezi, 53 vjeç, detyrim paraqitje
  4. Ervin Myftiu, 39 vjeç, detyrim paraqitje
  5. Nikolin Merko, 45 vjeç, arrest ne burg

Tre ditë më parë 5 personat u arrestuan nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “BBM”

Nga ky operacion janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogram e 24 gram lëndë narkotike e dyshuar si Heroinë si  dhe 2 kilogram e 160 gramë Çokollatë e dyshuar kanabis.

Pas informacioneve të marra për një shkëmbim të lëndëve narkotike të llojit  Heroinë në rrugën “Vangjush Furxhi”, policica ka nisur aksionin.

Gjatë ndërhyrjes forcat policore kanë hasur në rezistencë dhe njëri nga autorët në përpjekie për t’i shpëtuar Policisë ka bërë një manovrim të gabuar me automjetin e tij duke  ecur mbrapsht ku ka dëmtuar tre automjete të parkuara pranë automjetit të tij tip “Mercedes Benz”, dhe më pas ka braktisur mjetin dhe ka tentuar  të largohet me vrap.

Punonjësit  e policisë janë detyruar të bëjnë qitje në ajër për të bërë të mundur neutralizimin,  ku më pas kanë bërë kapjen dhe arrestimin e tij.

Në brendësi të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogram e 24 gram me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë.

Në bazë të këtyre informacioneve është bërë edhe kontrolli i biznesit  “mini market” në pronësi të Nikolin Merko, ku pas kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 kilogram e 160 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Çokollatë kanabis.

Nga veprimet  proceduriale të kryera janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 1 kilogram e 24 gram me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë

– 2 kilogram e 160 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Çokollatë Cannabis Sattiva

– 1 automjet i tipit “Alfa Romeo”

– 1 automjet i tipit “Mercedes Benz”

– 12 aparate telefonik

/tvklan.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here