“Hajde se të mbush unë buzët, e kam mësuar në Peru”, skandali në parukeritë e Tiranës

0
310

Disa kohë më parë publikuam rastin e një pacienteje në Tiranë, e cila kishte ngelur e zhgënjyer nga një operacion për heqjen e dhjamit që kishte bërë në kryeqytet, ndërsa këtë radhë flitet për mashtrimin që u bëhet pacientëve-klientë nga sallone bukurie, ku bashkë me lyerjen e thonjve dhe krehjen e flokëve u ofrohet edhe mbushja e buzëve me silikon dhe mbushja e rrudhave me botoks.

Vitet e fundit dëgjojmë gjithmonë e me shpesh se në parukeri apo qendra estetike të ndryshme ofrojnë shërbime bukurie të estetikës kirurgjikale, që sipas mjekëve duhen bërë nga profesionistë. Por pavarësisht thirrjes së mjekëve asgjë nuk ka ndryshuar. Ankesat të ndryshme mbeten anonime dhe nuk denoncohen, pasi sot duket sikur rezultati i dalë keq është në modë.

Tek pallatet Agimi, në një qendër estetike bëhen nga një person që nuk është i pranishëm në qendër dhe nuk ka një emër, por që është mik i parukierës. Të bën fryrje te buzëve me botoks. Ndërhyrja zgjat disa minuta ashtu siç tregon edhe recepsionistja. Takimi lihet nëpërmjet telefonit, vetëm në rastet kur e ke vendosur që do ta bësh ndërhyrjen.

Në një tjetër parukeri ofrohet një një tjetër mënyrë. Në buzë të injektohet një fillers i përhershëm (që nuk është i tretshëm). Kjo bëhet nëpërmjet një mpirjeje lokale, pa të sqaruar se çfarë është produkti që do të injektohet. Po këtë shërbim ta ofrojnë në një tjetër parukeri në zemër të bllokut. Pronarja sugjeron që ndërhyrja të bëhet nga një mikesha e vet. Sipas saj ajo realizon ndërhyrjen në buzë me një material të ngjashëm me silikonin, të cilin e cilëson si të përjetshëm. Mikesha nuk është mjeke, por e ka mësuar si procedurë në Peru, transmeton Fiks Fare.

Ndërsa në një tjetër qendër pranë Komunës së Parisit këto injektime si me botoks, silikon apo acid hialuronik bëhen nga një mjek italian pa identitet, të cilin e gjen vetëm një hërë në muaj në qendër. Dhe kjo falë miqësisë që pronarja ka me mjekun italian, pasi siç ajo vetë shprehet mjeku i “famshëm” ka rreth 5 mijë klientë në Itali.

Pagesat e shërbimeve në parukeri e qendra estetike

Mbushje buzësh me silikon : 200-300 euro

Mbushje rrudhash me silikon: 50-200 euro

Fryrje buzësh me acid hialuronik : 50-200 euro

Vetulla Tatu: 200 Euro

Ngritje vetulle :150 euro

Ngjyrosje buzësh: 150 euro

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here