Pas videos së dytë, vijnë informacionet e para për vrasësin e Artan Cukut

0
177

Pas bërjes publike të pamjeve të autorit të dyshuar si vrasësi i Artan Cukut, në drejtim të policisë kanë mbërritur dhjetëra telefonata. Mes këtyre telefonatave janë edhe disa qytetarë të cilët kanë thënë se kanë informacion për personin që shfaqet në videon e policisë dhe i cili dyshohet se është vrasësi i ish-Komisarit.

Burime nga Policia bëjnë me dije se disa nga informacionet që kanë dhënë qytetarët mund të çojnë në identifikimin e autorit, kjo për faktin se po mbahen në vëzhgim disa persona të cilët ngjajnë me autorin e dyshuar të vrasjes.


Të njëjtat burime theksojnë se grupi hetimor po bie në gjurmë të këtij personi, por ende nuk  është bërë arrestimi i tij. Policia e Shtetit ka vendosur 10 milionë lekë të reja shpërblim për këdo që jep informacion për arrestimin e autorit, ndërkohë që thotë se do të ruajë anonimatin e çdokujt.

Grupi hetimor thotë se në vrasjen e Artan Cukut kemi të bëjmë me një vrasës me pagesë, për vet faktin se ai e ka studiuar mirë gjithë zonën, ndërkohë që e ka mbajtur kokën ulur që fytyra të mos i kapet nga kamerat e sigurisë.

Në të dyja video e publikuara nga Policia, vrasësi i ish-komisarit mban një kapele në kokë dhe mendohet se e ka studiuar zonën disa muaj më parë. Gjithashtu dyshohet se ka qenë një person i dytë i cili e ka ndihmuar. Kjo për arsye se dallohet qartë se personi që qëlloi 4 herë në drejtim të Artan Cukut nuk i ka pasur të dyja armët me vete dhe mendohet se ka qenë dikush tjetër që i ka marrë armët më pas.

Personi i dytë dyshohet se është larguar me biçikletë nga pallati në Rrugën e Kosovarëve ku u vra Artan Cuku, por edhe në këtë rast grupi hetimor nuk ka gjetur ende asnjë provë, që mund të çojë në identifikimin e tij. Vrasja e ish drejtorit të Policisë së Vlorës mbrëmjen e 8 prillit, sipas hetuesve, ka lidhje me funksionet që ka kryer Artan Cuku kur ishte në Polici, por edhe për punën që bënte në një kompani private të sigurisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here