Meta flet hapur dhe i përgjigjet Blushit: Ja pse nuk kemi vendosur kandidat për president…

0
160

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i është përgjigjur Deputetit Ben Blushi lidhur me çështjen e Presidentit, por dhe të zgjatjeve të afateve kohore të regjistrimit të koalicioneve. Meta tha se nuk merret me vlerësimin e çështjeve proceduriale, pasi janë institucione të tjera që e bëjnë këtë.

Sa i takon Presidentit, Meta tha se arësyeja që PS e LSI nuk kanë propozuar emër është thjesht dëshmi e vullnetit të mirë që pjesë e proçesit të jetë dhe opozita.

“Nuk shprehem për procedura, pasi janë të tjera instanca që flasin për to. Unë flas për vullnetin dhe dëshirën tonë që Partia Demokratike dhe aleatët e saj të jenë pjesë e proçesit zgjedhorë. PD dhe aleatët nuk janë regjistruar as i si subjekte politike e jo më si koalicione”, tha Meta.

Duke flur për Presidentin Meta u shpreh se, “Mos vendosja e një emri si kandidat nuk është pamundësi e jona, por vullneti ynë i mirë që të presim PD të jetë pjesë e proçesit”, tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here