Të rinjtë tentojnë të grabisin me armë kazinonë në Kinostudio, një në pranga, një në kërkim

0
214

Dy të rinj kanë tentuar të grabisin një kazino në kryeqytet nën kërcënimin e armëve. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Kinostudios.

Sipas raportimeve në numrin e Emergjencave 112, në orën 04:10 është njoftuar një grabitje me armë zjarri në zonën e Kinostudios, nga dy persona.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu, dhe vetëm disa minuta më pas është bërë i mundur ndalimi i njërit prej autorëve të dyshuar të grabitjes.

Në pranga është vënë shtetasi Armando Demiri, 30 vjeç, banues në Tiranë, si dhe është identifikuar autori i dytë, i dyshuar për ngjarjes, shtetasi me inicialet D.S, 29 vjeç.

Ky shtetas, i cili ka mundur të largohet nga vendngjarja, dyshohet se ka patur me vete një armë zjarri tip pistoletë.

Sakaq, policia e ka shpallur në kërkim dhe ka ngritur pika kontrolli të shumta me qëllim kapjen e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here