Dokumentet / Dhurata e Ramës për 3 oligarkët, kullë 133 metra tek rruga e Elbasanit

0
751

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të shpërblejë me një kullë 133 metra të lartë (44 kate) 3 oligarkë pranë tij.
Hashtag.al ka mësuar se Rama ka urdhëruar vitin e kaluar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, që të niste procedurën për dhënien e lejes së ndërtimit të kullës në ish-parkun e lojrave ‘7 xhuxhat’.
Veliaj ka zbatuar urdhrin e Shefit pa humbur kohë dhe procedura e nisur verën e kaluar nga bashkia është mbyllur pak ditë më parë, kur Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar përfundimisht projektin.
Ndërtimi i kullës do të realizohet nëpërmjet ligjit PPP, pra me koncension. Kompania përfituese është ‘DownTown1’, pronarë të së cilës rezultojnë Samir Mane, Shefqet Kastrati dhe Nikolin Jaka.
Konfigurimi i aksionarëve të kompanisë ‘DownTown1’ rezulton si më poshtë:
a) 35% të aksioneve i zotëron kompania ‘BFI Invest’, filial i grupit ‘Balfin’, në pronësi të Samir Manes.
b) 35% të aksioneve i zotëron ‘Kastrati’, në pronësi të Shefqet Kastratit.
c) 30% të aksioneve i zotëron kompania ‘Diagnonal P&Z’ në pronësi të Nikolin Jakës.
Administrator i kompanisë që do të ndërtojë kullën 44 kate të lartë është caktuar zoti Eglant Pupa, i cili rezulton si menaxher projektesh i grupit ‘Balfin’ të Samir Manes.
Kompania është krijuar në maj 2016. Ndërsa Veliaj i gjendur mes presionit të Ramës dhe oligarkëve, është detyruar të prishë kontratën me ish-pronarin e parkut të lojërave’7 Xhuxhat’.
Mësohet se marrëveshja mes palëve parashikon që katet e parkimit nën tokë do i administrojë bashkia si pronë publike, ndërsa 44 katet mbi tokë do jenë pronë e 3 oligarkëve.
Rama dhe Veliaj kanë aplikuar modelin italian të ‘kompanive mikse’ për ndërtimin e kullave, por siç tregon përvoja me bashkitë italiane, edhe ajo pjesë e pronës që i përket bashkisë (në këtë rast parkingjet) me kalimin e kohës i kalon kompanisë private, e cila hyn aksionere dhe shton kapitalin e kompanisë publike duke marrë kontrollin. / Hashtag.al

faksimile e aktit te themelimit te DT1
Akti i themelimit të kompanisë ‘DownTown1’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here