Operacioni “Porosia”/ Kontrabandoi 520 litra naftë nga Maqedonia, pranga pogradecarit

0
164

Një 54-vjeçar nga Pogradeci është arrestuar nga policia pasi akuzohet për kontrabandë nafte. Policia sqaron se shtetasi Ilir Kosturi kontrabandonte nga shteti maqedonas naftë, të cilën e depozitonte dhe tregëtonte  në mënyrë të jashtëligjshme në Pogradec.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë në vijim të ngjarjes datë 06.04.2017, në të cilën u arrestuan në flagrancë 8 shtetas të cilët kontrabandonin naftë nga shteti maqedonas dhe më pas e shisnin në Pogradec në mënyrë të paligjshme. Ky shtetas u kap në flagrancë duke shitur një sasi prej 520 litra naftë, sasi e dyshuar si kontrabandë e cila së bashku me një sasi lekësh dhe një aparat celular iu bllokua në cilësinë e provës materiale”, sqaron policia e Korçës.

Arrestimi i 54-vjeçarit u bë në kuadër të operacionit “Porosia”

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për veprat penale: “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” parashikuar nga nenet 172, 178, 179 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here