Luan Rama: Të ndryshojë dekriminilazimi

0
251

Kryetari i grupit parlametar të LSI, Luan Rama kërkoi ndryshim të ligjit të dekriminalizimit, për të qartësuar marrëdhënien mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kërkesa e Ramës erdhi pasi kryetari i KQZ-së, Denar Biba deklaroi se heqja e mandateve të funksionarëve të lartë është bërë pa patur dokumentacionin origjinal të dënimit të formës së prerë që kanë marrë jashtë vendit.

“Në vlerësimin tim ka nevojë për të saktësuar më mirë pozicionet dhe autoritetin e institucioneve edhe në ligj, pavarësisht se janë ligje të bëra së fundmi edhe se janë bërë nën presion dhe për t’i bërë shpejt dhe me vullnetin e mirë për të zgjidhur një problem që u ngrit si kauzë politike, siç ishte dekriminalizimi. Ligji ka paqartësi dhe krijon kakofoni në rolin dhe autoritetin e institucioneve”, tha Luan Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here