VIDEO-LIVE/ Basha me aleatët në “Çadrën e Lirisë”, thirrje të fortë Ramës: Mos përça shqiptarët, por prano dialogun….

0
248

 

Vetëm pak orë nga skadimi i afatit për t’u regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 18 qershorit, me tone të larta, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i bëri thirrje rivalit të tij politik për dialog. Nga ‘çadra e lirisë’, atje ku pjesë e saj janë bërë dhe aleatët e opozitës, Basha theksoi edhe njëherë faktin se PD nuk heq dorë nga qeveria teknike.

 

 

“Ju e dini se vendosmëria dhe qendrat për vlerat e vërteta në jetë është gjithmonë rruga dhe vendimi i duhur, pavarësisht sakrificës. Ndaj dua t’ju falënderoj të gjithëve për kurajon atdhetare që keni dëshmuar këto ditë, në këto javë, për gatishmërinë për të qëndruar së bashku deri në fitore të kauzës tonë. Jemi përballu me shantazhet, me fyerje, me gjuhën e drunjtë të cinizmit të pashpirt qe vendos që interesat e një njeri mbi interesat e shqiptarëve, demokratë e socialistë. Ne i jemi përgjigjur ditë për ditë më këtë monedhën; qëndresën demokratike, qëndresën qytetare për të vendosur për të mos lëshuar asnjë pëllëmbë ndaj qeverisë. Muzgu i republikës së vjetër po bie, agimi i një Republike të re po lind. Jemi sot këtu të gjithë bashkë me njëri tjetrin, dhe kemi marrë një përbetim që tejkalon çdo politikë, të ço koalicioni dhe është i madh, fisnik sa vetë Atdheu ynë.”, tha Basha.
vijon

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1471169522934224/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here