I biri iu vetëvra me armën e Artan Cukut, flet babai i Agim Dakës

0
251

Pas ekzekutimit mafioz të komisar Artan Cukut, policia nisi hetimet edhe në pistën e hakmarrjes nisur nga një vetëvrasje në zyrën e tij 12 vite më parë.

 

 

Madje policia shoqëroi edhe 2 vëllezërit e Agim Dakës, tropojanit që vrau veten me armën e Cukut. Por dy ditë pas vrasjes babai i tij, Prelë Daka ka folur për “News24” e “BalkanWeb”. Ai ka deklaruar se me komisar Artan Cukun janë pajtuar sipas kanunit pas vdekjes së të birit.

“S’kemi lidhje me vrasjen e Artan Cukut. E kemi mbyllur atë çështje dhe jemi pajtuar sipas kanunit. Artan Cuku ka bërë bé në xhami se djali im Agim Daka është vetëvrarë dhe unë dhe familja ime e kemi besuar. Nuk kemi asnjë lidhje me vrasjen e Artan Cukut sepse e kemi mbyllur shumë vite më parë”, ka deklaruar ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here