Kapet drogë në Ballsh, arrestohet inspektori i Policisë Pyjore dhe kryeplaku

0
184

80 bimë kanabis të gjetura në një parcelë në Ballsh kanë sjellë arrestimin e dy personave.

Në pranga është vënë Inspektori i Policisë Pyjore në Bashkinë Ballsh, Meçan Mustaj, 49 vjeç. Mustaj, banues në fshatin Drenovë, akuzohet për kultivimin e 80 bimëve kanabis.

Në pranga është vënë dhe kryeplaku i fshatit Drenovë, Niko Nure, 41 vjeç i cili akuzohet për moskallëzim krimi.

Arrestimet e u kryen, pasi në bazë të Plan­veprimit për parandalimin e veprimtarisë së kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Drenovë, në vendin e quajtur “Bregu i Gushës” në një parcelë në pyll u gjetën të kultivuara 80 bimë kanabis, bëjnë me dije sot burime zyrtare nga policia.

Materialet për rastin i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës” në ngarkim të shtetasit Meçan Mustaj dhe për veprën penale “Moskallëzim i krimit” në ngarkim të shtetasit Niko Nure.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here