Shkatërrohet banda e drogës në Greqi, arretsohen 9 persona dhe ‘kapo’ shqitar

0
172

Policia greke ka arrestuar dhjetë persona pasi bënin pjesë në një bandë kriminale të trafikut të drogës që vepronte në Athinë dhe në Arta.
Sipas policia greke, organizata drejtohej nga një 30-vjeçar shqiptar dhe dy grekë.
Gjatë aksionit anti-drogë u sekuestruan 100 kg kanabis, 1 kg heroinë dhe 100 gram kokainë. Banda kriminale ka qarkulluar më shumë se 220 mijë Euro fitime nga trafiku i drogës. Mes të arrestuarve janë edhe dy femra greke, shkruan Syri.
Gjatë kontrolleve, u sekuestruan edhe shuma parash, armë dhe sende të tjera të përdorura për peshimin e drogës dhe përpunimin.
Të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafik droge, kultivim droge dhe armëmbajtje pa leje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here