Basha: Vendimi ynë nuk ndryshon, vetëm qeveri teknike, largimi i Edi Ramës

0
174

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka theksuar sot nga çadra e protestës se kërkesa e opozitës nuk ndryshon: Vetëm qeveri teknike!

“Droga nuk mbiu nga shiu dhe nuk u rrit nga dielli, – tha Basha. – Kriminelët në institucione i solli Edi Rama për të mbajtur pushtetin e tij politik dhe shkatërroi institucionet shqiptare, ekonominë dhe mbushi Shqipërinë me drogë.

Këtë ne e kemi denoncuar që ditën e parë, por sot SHBA dhe Be, në raportet e tre më serioze e kanë konstatuar të zezë mbi të bardhë gjendjen dramataike të vendit.

Krimi dhe droga janë dy arsyet e jashtëzakonshme për zgjidhje të jashtëzakonshme ndaj kërcënimit të jashtëzakonshëm. Kërkesa jonë, vendimi ynë nuk ndryshon: Vetëm qeveri teknike!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here