Parlament/ Habit Edi Rama: Protesta e opozitës për të mos lënë PS të futet në zgjedhje, sulmon edhe LSI

0
337

Kreu i PS-së njëkohësisht edhe kryeministër i vendit Edi Rama, ka habitur mesditën e sotme gjatë fjalës së tij në sallën e Parlamentit të Shqipërisë.

Që në fillim të fjalës së tij, Rama u shpreh se protesta e opozitës, po bëhet që të mos lihet Partia Socialiste të hyjë në zgjedhje, sepse sipas tij është garancia e vetme e shqiptarëve.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Po kërkohet të harrohet pikënisja e përpjekjes  që i dha jetë nisjes së çadrës: Jo zgjedhjet e lira, por frika nga Vetingu.

Bojkoti i këtij Kuvendi nisi jo rastësisht në javën kur ky parlament duhej të merrte në shqyrtim procedurën e ndjekur dhe të vazhdonte me zbatimin e ligjit themelor për të bërë reformën në drejtësi, vettingun.

Në thelb kjo nuk është një përpjekje për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk ka një përpjekje për të ndaluar opozitën të hyjë në zgjedhje, por për të ndaluar PS-në të hyjë në zgjedhje.

PS duhet ndaluar me çdo kusht të hyjë në zgjedhje, sepse nuk përbën thjesht një kërcënim si fituesja e mundshme e zgjedhje, por si garancia e vetme e shqiptarëve për të mos u ndaluar me zbatimin e Reformës në Drejtësi. Të gjitha të tjerat janë propagandë.

Frika nga drejtësia nuk është frikë e zakonshme që prodhon reagime të zakonshme dhe këtë nuk ka nevojë që të presim ta shohim deri në fund të shpërfaqet në gjithë përmasën e vet.

Është frika nga drejtësia që e motivon gjithë këtë përpjekje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here