Misteri, shqiptari dhe partnerja e tij latine gjenden të therur në një resort në SHBA

0
166

Punëtorët e “Alegria Resort” në Beacon Hill, Boston zbuluan një 27-vjeçare latine me prerje në qafën e saj duke luftuar për jetën në një dhomë të hotelit ku ajo dhe partneri i saj ishin duke qëndruar, ndërkohë që një 31-vjeçar shqiptar u gjet në afërsi të bregdetit me prerje të ngjashme në qafë, mëngjesin e së mërkurës.

 

 

Punonjësit e sigurisë së resortit lajmëruan menjëherë policinë e cila mbërriti me urgjencë bashkë më ndihmën e shpejtë ku gjetën gruan latine të plagosur në dhomë.

Personeli i ambulancës i dha ndihmën e parë dhe e transportoi në qendrën mjekësore St.Maarten për trajtim të mëtejshëm por gjatë rrugës gruaja humbi jetën.

Më pas trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar u transportua nga policia nga skena e krimit. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur dhe është e paqartë mënyra e vdekjes së tyre, por sipas dëshmitarëve, dy të rinjtë kishin pasur një debat të nxehtë gjatë orëve të para të mëngjesit. Zëdhënësi i policisë, Kryeinspektori Ricardo Henson tha: “Gjatë kësaj përleshjeje të dy palët u plagosën rëndë, ndoshta nga përdorimi i një objekti të mprehtë.”

Ricardo-Henson

Gjithë resorti është rrethuar nga policia ashtu si edhe skena e krimit, ndërsa efektivët po përpiqen të marrin dëshmi për ngjarjen. Identiteti i viktimave nuk bëhet i ditur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here