Zbulohet vendimi i Bashës me aleatët: Kryeministri i qeverisë teknike jo politik

0
978

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thirrur në një mbledhje urgjente aleatët e PD-së në lidhje me krizën politike në vend.

Mësohet  se takimi i Bashës me aleatët opozitarë po zhvillohet në selinë blu.

Koalicioni Opozitar deklaroi dje se krijimi i qeverisë teknike është zgjidhja e vetme për organizimin e zgjedhjeve të ndershme.

Edhe Ilir Meta ka folur për një qeveri besimi dhe tha se LSI është e gatshme të dorëzojë mandatet e saj politike.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thirrur në një mbledhje urgjente aleatët e PD­së në selinë blu, pasditen e sotme. Takimi ka përfunduar rreth orës 19:45. Mësohet se në fokus të takimit ka qenë situata politike në vend, propozimi i kreut të LSI, Ilir Meta për qeveri besimi, dhe ftesa e kryeministrit Rama për dialog.

 

Ndërkohë burime për “BalkanWeb” thonë se në mbledhje u fol për kryeministër të qeverisë teknike, ku theksi u vu në faktin se ai nuk duhet të jetë figurë politike.

 

Ditën e djeshme, Koalicioni Opozitar deklaroi se krijimi i qeverisë teknike është zgjidhja e vetme për organizimin e zgjedhjeve të ndershme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here