Deklaratat ”bombë” të Metës, zbardhet çfarë i ka premtuar Dritan Hilës se do thotë në emisionin e tij

0
918

Zbardhet çfarë përgjigjesh do të japë nesër Ilir Meta në emisionin ‘Arena’ të Dritan Hilës në ”Ora News”. Kandidati për president, çfarë do të bëjë me koalicionin dhe a do të dalë nga qeveria. Këto janë ato që pritet të komunikojë Meta me drejtuesin e emisionit Hila.

”Nesër me njeriun kyç, Ilir Metën, i cili më ka premtuar se ekskluzivisht në “Arena” do t’i komunikojë publikut gjithë përgjigjet që ai pret: cili do të jetë kandidati për president i LSI, çfarë do të bëjë me koalicionin, a do dalë nga qeveria. Çfarë mendon për Edi Ramën, Berishën dhe Bashën. Me cilin nga këta është ndjerë më komod në qeverisje. A beson se Shpëtim Idrizi do t’i qëndrojë platformës që paraqiti. Të enjten në ora 21.00 në “Arena”, në Ora News.”, shkruan Hila.

Intervista e Metës vjen pas një sërë zhvillimesh shumë të forta; ftesa për koalicion nga Rama dhe deklarata e tij se nuk hyn në zgjedhje pa Bashën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here