Rama ‘nxjerr’ një tjetër deputete të flasë për “qeverinë e besimit”: Gjyshi më ka lexuar herët për dhelprën dhe Maçokun e Pinokut

0
339

Pas deklaratës së kreut të LSI, Ilir Meta mbi të ashtuquajturën “qeveri e besimit” vijojnë debatet dhe komentet brenda së majtës. Pas Erjon Braçes, Milena Haritos dhe Namik Koplikut, së fundmi është deputetja e Partisë Socialiste, Ledi Shamku që reagon kundër këtij propozimi të LSI-së.

 

 

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ajo thotë se nuk do votojë asnjë qeveri besimi pasi do të shkelte besimin e qytetarëve që i kanë dhënë votën.

“Qeveri besimi? Im gjysh ma ka lexu shumë herët dhelprën dhe Maçokun e Pinokut. Nuk votoj asnjë qeveri besimi që çon në esfel besimin e atyre që më besuan votën. I vetmi besim (tokësor) që ndjek me dëshirë është artisti Besim Zekthi me vallen e Shqipeve”, – shkruan Shamku.
ledi-shamku-status

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here