Denoncimi: Skafi me 1 ton drogë në Karaburun i përket vëllait të ministrit të Brendshëm

0
466
Një skaf me 1 kanabis u gjet pak ditë më parë i braktisur në brigjet e Karaburunit. Njëri prej skafistëve ishte mbytur ndërsa një tjetër rezulton të jetë i zhdukur.

Një denoncim i ardhë në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, bën të ditur se ai skaf dhe droga në të, i përkasin Agron Xhafës, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa.

Denoncimi i ish-kryeministrit Berisha:

Skafi me 1 ton droge në Karaburun ishte i Agron Xhafës!
Oficeri dixhital denoncon:
Agron Xhafën, vëllain e Fatmir Xhafes si
 – pronarin e skafit me 1 ton droge te kapur ne Karaburun
– njëri nga skafistët u gjend i mbytur kurse tjetri është zhdukur
– policia hesht dhe ushtron terror të mos përmendet vellacko Agroni! sb
“Përshëndetje zoti Berisha. Desha të ju informoj se në policinë e Vlorës por edhe në qytet të gjithë e dine se Skafi me 1 ton drogë që u gjet i braktisur në Karaburun ka qenë i Agron Xhafës, vëllait të ministrit të brendshëm. U gjet njëri nga skafistët i mbytur dhe një tjetër është zhdukur dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij. Në komisariatin e Vlorës ushtrohet terror që të mos përmendet emri i vëllait të ministrit Xhafa. Ju lutem bëje publike, me respekt..”

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here