‘Qeveri besimi’? Rama nis lëvizjet e para, ja të besuarit që thirri në zyrë për t’ju përgjigjur Metës
Teksa nga Asambleja e PS i beri thirrje aleatit te tij te vijojne koalicionin edhe per zgjedhjet e 18 qershorit, teksa tha se marrëveshja me LSI-në i shërben vendit, kryeministri Edi Rama, pas darkes me peshk, duket se e ka marre edhe publikisht pergjigjen e Metes, kreut te LSI.
Ai e beri te qarte pas mbledhjes se Kryesise se partise qe drejton, se pergjegjesia eshte e zotit Rama qe te ulet me liderin e opozites ne tryeze dhe te gjeje zgjidhje per krizen politike, duke i ofruar besim opozites.
Por Rama per keto deklarata ende nuk eshte pergjigjur, dhe nuk dihet se kur do ta beje kete.
Por Kryeministri Rama duket se nuk po rri qetesi. Ai ka nisur kontaktet e para me njerëzit e tij më të besuar në qeverisje, shkruan “Panorama”.
Siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga “Panorama”, Rama pas takimit me ambasadorin Lu dhe ish-ambasadorin Arvizu, ka thirrur ne ambientet e kryeministrise Saimir Tahirin, Gramoz Ruçin, Erion Veliajn dhe Fatmir Xhafajn, shkruan “Panorama”.
Por deri në orën 11:30 Rama nuk ka folur asnjë fjalë. Teksa edhe sot si cdo dite, ka postuar foton e pershendetjes ne rrjetet sociale, por ndryshe nga heret e tjera, nuk i eshte pergjigjur komentuesve dhe interesimit te tyre.