FOTO EKSKLUZIVE/ Takimi Basha-Lu, ja ç’mund të kuptohet nga mimika e kreut të PD dhe ambasadorit

0
656

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur që këtë fillim jave ta nis me një takim me ambasadorin amerikan Donald Lu dhe paraardhësin e këtij të fundit, Aleksandër Arvizu.

Gazeta standard.al online ka mundur të sigurojë foto pas takimit mes tyre.

Fotografi/ HAMZA HATIKA

Mësohet  se takimi mes tre zyrtarëve u zhvillua për rreth 1 orë e 30 në selinë e Partisë Demokratike.  Në fokus të takimit ka qenë lufta kundër kanabisit, por nuk përjashtohen dhe zhvillimet politike në vend. Në fund të takimit të dyja palët kanë vendosur të mos komentojnë takimin para mediave.
Fotografi/ HAMZA HATIKA

Ndërkohë, më herët Lu i ka bërë thirrje Bashës që të ndërpresë bojkotin dhe opozita të kthehet në Kuvend që t’i hapet rrugë dhe zbatimit të reformës në drejtësi. Ky takim vjen pas darkës që zhvilloi mbrëmë kryeministri Edi Rama dhe aleati i tij në qeveri, Ilir Meta, ndërsa në fokus është e ‘fati’ i koalicionit PS-LSI.

Fotografi/ HAMZA HATIKA

Sakaq, opozita prej 18 shkurtit është hedhur në protestë, ku kërkon largimin e Ramës dhe krijimin e qeverisë teknike.

Fotografi/ HAMZA HATIKA

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here