Erion Veliaj zbulon ‘misterin’ e darkës së mbrëmshme, i bën karshillëk edhe ‘rivalit’ brenda PS

0
331

 

Pas darkës së mbrëmshem me krerët e PS dhe LSI, kryebashkiaku i bën karshillëk ish-ministrit Tahiri.

I vetëkënaqur nga pjesëmarrja si ‘kumbar’ në darkën e mbrëmshme që sipas tij ka arritur një marrëveshje  të re, Veliaj ka vizituar Kombinatin dhe nga ku ka sfiduar rivalin  e tij në Partinë Socialiste

Sot ai është shfaqur në Kombinat në shkollën “Betim Muço”, ku edhe ka bërë një premtim të madh pikërisht në zonën-bastion të Tahirit ku ai është zgjedhur edhe deputet.

Aty kryebashkiaku Veliaj deklaroi, se Kombinati do të kthehet në një nga poliqendrat e kryeqytetit, duke bërë të ditur se shumë shpejt do të nisë puna edhe për transformimin e tregut të kësaj zone, sikurse “Pazari i Ri”.

“Kemi marrë disa vendime të tjera, për ta kthyer Kombinatin në një zonë të poliqendrave të Tiranës. Së pari, shkolla dhe së dyti, tregu këtu pranë. Siç bëmë me “Pazarin e Ri”, edhe në Kombinat, me një treg modern”, u dha plot pompozitet lajmin e madh Veliaj votuesve të Saimir Tahirit.

I konsoliduar qartazi tashmë pas darkës së “Pazarit të Ri” si nr. 2 i Rilindjes, Veliaj ka konfirmuar pikërisht në bastionin e Tahirit (nuk është më një sekret që ky ka qenë në krye të një grupi brenda PS-së, që luftonte për ndarjen e koalicionit), se marrëveshja është kryer.

“Kemi kuptuar se ka më shumë gjëra që na bashkojnë se sa na ndajnë. Duke qenë konstruktiv, duke ofruar konsensus mund t’i ofrojmë vendit një qeverisje të qëndrueshme si në Shqipëri, ashtu edhe në qytetin Tiranës”, u shpreh Veliaj një ditë pas darkës me dy krerët e koalicionit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here